ReMusica Festival 2022 l THE SOUND OF CHANGE

Quand :
5 avril 2022 @ 20 h 00 min – 13 avril 2022 @ 22 h 00 min
2022-04-05T20:00:00+02:00
2022-04-13T22:00:00+02:00
Où :
Prishtinë
Kosovo
Contact :
MAILTO:noreply@facebookmail.com

THE SOUND OF CHANGE
ReMusica Festival 2022

Edicioni i 21-të / 21st Edition
05 > 13.04.2022
______

𝗥𝗲𝗠𝘂𝘀𝗶𝗰𝗮 𝗙𝗲𝘀𝘁𝗶𝘃𝗮𝗹 𝗹 𝗘𝗱𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝟮𝟭 𝗘𝗱𝗶𝘁𝗶𝗼𝗻
05 > 13.04.2022
𝗧𝗛𝗘 𝗦𝗢𝗨𝗡𝗗 𝗢𝗙 𝗖𝗛𝗔𝗡𝗚𝗘
Prishtine, Kosovë

Edicioni i 21-të i Festivalit ReMusica “𝗧𝗛𝗘 𝗦𝗢𝗨𝗡𝗗 𝗢𝗙 𝗖𝗛𝗔𝗡𝗚𝗘” trajton temën e ndryshimeve klimatike dhe bën thirrje për ndërgjegjësim tek publiku për veprim klimatik. E gjithë kjo, është reflektuar në programin e sivjemë, duke u kujdesur që përmbajtja e tij të orientohet në këtë temë, me fokus në katër elementet e natyrës – 𝙏𝙤𝙠𝙖, 𝙐𝙟𝙞, 𝘼𝙟𝙧𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝙕𝙟𝙖𝙧𝙧𝙞.
Edicioni i 21-të i ReMusicas do të hapet me kuartetin e sakosfonëve nga Holanda 𝗦𝘆𝗿𝗲̀𝗻𝗲 𝗦𝗮𝘅𝗼𝗽𝗵𝗼𝗻𝗲 𝗤𝘂𝗮𝗿𝘁𝗲𝘁 të cilët i karakterizon energjia e tyre dhe komunikimi i tyre delikat duke i bërë ato shumë të dashura për publikun. Në koncerti i tyre të titulluar 𝗪𝗔𝗧𝗘𝗥 𝗪𝗢𝗥𝗞𝗦 shtjellohet tema e ujit përmes veprave të kompozitorit George Frideric Handel dhe veprës The Wave nga Jacob Ter Veldhuis. Vepra dedikuar ndryshimeve klimatike « 𝘀𝗲𝗮𝗰𝗼𝗹𝗼𝘂𝗿𝗲𝗱 𝗹𝗶𝗴𝗵𝘁𝗯𝗲𝗹𝗹𝘀𝗼𝘂𝗻𝗱𝘀 » nga kompozitori i ri austriak Philipp Manuel Gutmannm do të jetësohet në skenën e ReMusias nga kuarteti harkor nga Austria 𝗦𝗲𝗹𝗶𝗻𝗶 𝗦𝘁𝗿𝗶𝗻𝗴 𝗤𝘂𝗮𝗿𝘁𝗲𝘁.

Këtë vit në ReMusica mirëpret yllin e muzikës klasike, kitaristin 𝗣𝗲𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗖̧𝗲𝗸𝘂𝗻 i cili vjen në bashkëpunimin me kuartetin harkor nga Maqedonia Veriore “Viva String Quartet” ku ndër tjera, do të luajnë veprën premierë të kompozitorit nga Kosova Valton Beqiri e titulluar “XX”, vepër e realizuar në vitin 2021, dedikuar 20 vjetorit të Festivalit ReMusica.
“𝙆𝙖𝙧𝙠𝙖𝙡𝙚𝙘𝙖𝙩 𝙚 𝙚̈𝙣𝙙𝙚̈𝙧𝙧𝙖𝙫𝙚” instalacioni tingullor nga artisti Félix Blume, bashkon artin dhe shkencën për të reflektuar mbi pasojat e ndryshimeve klimatike në shoqëri. Punëtoria “𝗥𝗲𝗖𝗵𝗮𝗻𝗴𝗲 𝗔𝗜𝗥 & 𝗪𝗔𝗧𝗘𝗥” me tutor Ilir Bajri do t’sjellë në jetë (dritë) incizime dhe vepra të reja nga pjesëmarrësit e punëtorisë pesë ditore mbi temën AJRI & UJI, përderisa koncerti tradicional elektroakustik dhe akusmatik këtë vit sjellë një nga emrat më të rëndësishëm të skenës belgo -amerikane Elizabeth Anderson, me koncertin e titulluar “𝗧𝗢𝗞𝗔 & 𝗔𝗝𝗥𝗜” .

Duke ndarë dhimbjen me situatën me situatën në Ukrainë, ReMusica këtë vit, solidarizohet me Festivalet Europiane duke iu bashkuar iniciativës Festivals for Compassion. Vepra e kompozitorit ukrainas Maxim Shalygin e quajtur “𝗗𝗿𝗼𝗽 𝗮𝗳𝘁𝗲𝗿 𝗱𝗿𝗼𝗽” e shkruar në këto muajt e fundi do të jetë pjesë e këtij Edicioni në natën përmbyllëse të ReMusicas dhe do t’a sjellë në skenë Kuarteti harkor “Viva String Quartet”.
ReMusica sërish është kujdesur që në cdo natë të Festivalit të inicoj bashkëpunimin në mes të artistëve tanë dhe atyre ndërkombëtar. Artistët sikurse sopranoja e shquar kosovare 𝗭𝗮𝗻𝗮 𝗔𝗯𝗮𝘇𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮𝗱𝗮𝗻𝗶, pianistja 𝗔𝗿𝘁𝗲𝗺𝗶𝗱𝗮 𝗤𝗮𝗿𝗿𝗶 𝗛𝗮𝘅𝗵𝗶𝗮𝗷, violinistja 𝗔𝗯𝗶𝗴𝗲𝗶𝗹𝗮 𝗩𝗼𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗮, baritoni 𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻 𝗕𝗲𝗵𝗿𝗮𝗺𝗮𝗷 etj do t’zënë vend të rëndësishëm në skenën e ReMusicas këtë vit. Hapësirë të veçantë i është dhënë artistëve të rinj të talentuar si 𝗟𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗣𝘆𝗹𝗹𝗮, Orkestrës e të rinjëve të Kosovës me dirigjent 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶, 𝗥𝗿𝗼𝗻 𝗕𝗮𝗸𝗮𝗹𝗹𝗶, etj dhe gjithashtu traditës drejt promovimit të kompozitorëve të rinj nga Kosova.

𝗠𝗮𝘀𝘁𝗲𝗿𝗸𝗹𝗮𝘀𝗲𝘁, 𝗽𝘂𝗻𝗲̈𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲̈, 𝗥𝗲𝗠𝘂𝘀𝗶𝗰𝗮 𝗝𝘂𝗻𝗶𝗼𝗿 do t’jenë segmentet të cilat do t’vazhdojnë sikundër vitet e kaluara.
Këtë vit, ReMusica organizon konferencën me temë 𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝗽𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗸𝗹𝗶𝗺𝗮𝘁𝗶𝗸 ku me përfaqësuesit e institucioneve kulturore, qeveritare, të shoqërisë civile si dhe të organizatave ndërkombëtare do të diskutohet lidhur me atë se si Festivalet dhe komuniteti artistik kosovar, mund të punojnë që të rrisin qëndrueshmërinë si dhe të ulin gjurmën e vet të karbonit.
Për fund, të rikujtojmë fjaltët e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon « 𝘕𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘪𝘮𝘪 𝘬𝘭𝘪𝘮𝘢𝘵𝘪𝘬 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘤̧𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘫𝘢 𝘱𝘦̈𝘳𝘤𝘢𝘬𝘵𝘶𝘦𝘴𝘦 𝘦 𝘬𝘰𝘩𝘦̈𝘴 𝘴𝘰𝘯𝘦̈. 𝘕𝘶𝘬 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘳𝘤𝘦̈𝘯𝘪𝘮 𝘪 𝘭𝘢𝘳𝘨𝘦̈𝘵. 𝘈𝘪 𝘱𝘰 𝘢𝘧𝘳𝘰𝘩𝘦𝘵 𝘤̧𝘥𝘰 𝘥𝘪𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘮𝘦̈ 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦̈, 𝘴𝘩𝘶𝘮𝘦̈ 𝘮𝘦̈ 𝘴𝘩𝘱𝘦𝘫𝘵 𝘯𝘨𝘢 𝘴𝘢 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘦𝘯𝘥𝘰𝘫𝘮𝘦̈. 𝘛𝘦̈ 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦̈ 𝘯𝘦 𝘬𝘦𝘮𝘪 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘳𝘰𝘭 𝘯𝘦̈ 𝘬𝘦̈𝘵𝘦̈ 𝘭𝘶𝘧𝘵𝘦̈ 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦̈ 𝘯𝘦 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘣𝘦̈𝘫𝘮𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘯𝘥𝘳𝘺𝘴𝘩𝘪𝘮. 𝘊̧𝘥𝘰 𝘷𝘦𝘱𝘳𝘪𝘮 𝘬𝘢 𝘳𝘦̈𝘯𝘥𝘦̈𝘴𝘪, 𝘪 𝘮𝘢𝘥𝘩 𝘥𝘩𝘦 𝘪 𝘷𝘰𝘨𝘦̈𝘭  »
________________________

The 21st edition of the ReMusica Festival “𝗧𝗛𝗘 𝗦𝗢𝗨𝗡𝗗 𝗢𝗙 𝗖𝗛𝗔𝗡𝗚𝗘” addresses the topic of climate change and calls for raising awareness on climate action. All this is reflected in this year’s program, making sure that a number of pieces on this topic are reflected, focusing on the four elements of nature – 𝙀𝙖𝙧𝙩𝙝, 𝙒𝙖𝙩𝙚𝙧, 𝘼𝙞𝙧 𝙖𝙣𝙙 𝙁𝙞𝙧𝙚.

The 21st edition of ReMusicas will open with the Syrène Saxofoonkwartet from the Netherlands, characterized by their energy and delicate communication, making them very appealing to the public. Their concert entitled 𝗪𝗔𝗧𝗘𝗥 𝗪𝗢𝗥𝗞𝗦, the theme of water is elaborated through the works of composer George Frideric Handel, as well as the piece The Wave by Jacob Ter Veldhuis. The work dedicated to climate change « seacoloured lightbellsounds » by the young Austrian composer Philipp Manuel Gutmannm will be brought to life on the stage of ReMusia by the Austrian Selini Quartet.

This year in ReMusica welcomes the star of classical music, guitarist Petrit Çeku who playing in collaboration with the North Macedonian string quartet « Viva String Quartet » where, among others, they will execute the premiere work of the composer from Kosovo Valton Beqiri entitled « XX », work realized in 2021, dedicated to the 20th anniversary of the ReMusica Festival.

« Dream’s Cricket » sound installation by artist Félix Blume, combines art and science to reflect on the consequences of climate change in society. The workshop « 𝗥𝗲𝗖𝗵𝗮𝗻𝗴𝗲 𝗔𝗜𝗥 & 𝗪𝗔𝗧𝗘𝗥 » with tutor Ilir Bajri will bring to life (light) new recordings and works by the participants of the five-day workshop on AIR & WATER, while the traditional electro-acoustic and acoustic concert this year brings one of the most important names of the Belgian-American scene 𝗘𝗹𝗶𝘇𝗮𝗯𝗲𝘁𝗵 𝗔𝗻𝗱𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻, with the concert entitled « EARTH & AIR ». Sharing the pain with the situation in Ukraine, ReMusica, in solidarity with other European Festivals, joins the « Festivals for Compassion » initiative. The work of Ukrainian composer Maxim Shalygin called « Drop after drop », written in recent months, will be part of this Edition on the closing night of ReMusica and performed on stage by the 𝗩𝗶𝘃𝗮 𝗦𝘁𝗿𝗶𝗻𝗴 𝗤𝘂𝗮𝗿𝘁𝗲𝘁.
ReMusica again makes sure that every night of the Festival presents a cooperation between local and international artists. Artists, such as the prominent Kosovar soprano 𝗭𝗮𝗻𝗮 𝗔𝗯𝗮𝘇𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗮𝗱𝗮𝗻𝗶, pianist 𝗔𝗿𝘁𝗲𝗺𝗶𝗱𝗮 𝗤𝗮𝗿𝗿𝗶 𝗛𝗮𝘅𝗵𝗶𝗮𝗷, violinist 𝗔𝗯𝗶𝗴𝗲𝗶𝗹𝗮 𝗩𝗼𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗮, baritone 𝗦𝗵𝗮𝗯𝗮𝗻 𝗕𝗲𝗵𝗿𝗮𝗺𝗮𝗷, etc. will be an important and integral part of ReMusica’s stage this year. Special space has been given to talented young artists such as 𝗟𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗣𝘆𝗹𝗹𝗮, the 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗼 𝗬𝗼𝘂𝘁𝗵 𝗢𝗿𝗰𝗵𝗲𝘀𝘁𝗿𝗮 led by 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶, 𝗥𝗿𝗼𝗻 𝗕𝗮𝗸𝗮𝗹𝗹𝗶, etc, as well as the traditional promotion of young composers from Kosovo.

Masterclasses, workshops, ReMusica Junior will be the segments that will continue as in previous years.
This year, ReMusica will organize a discussion on 𝘾𝙪𝙡𝙩𝙪𝙧𝙚 𝙖𝙣𝙙 𝘾𝙡𝙞𝙢𝙖𝙩𝙚 𝘼𝙘𝙩𝙞𝙤𝙣 where representatives of cultural institutions, government, civil society and international organizations will discuss how Festivals and the Kosovar artistic community can work to increase sustainability, as well as reduce its carbon footprint.
At the end, let us recall the words of the UN Secretary-General Ban Ki-moon: « 𝘊𝘭𝘪𝘮𝘢𝘵𝘦 𝘤𝘩𝘢𝘯𝘨𝘦 𝘪𝘴 𝘵𝘩𝘦 𝘥𝘦𝘧𝘪𝘯𝘪𝘯𝘨 𝘪𝘴𝘴𝘶𝘦 𝘰𝘧 𝘰𝘶𝘳 𝘵𝘪𝘮𝘦. 𝘐𝘵 𝘪𝘴 𝘯𝘰𝘵 𝘢 𝘥𝘪𝘴𝘵𝘢𝘯𝘵 𝘵𝘩𝘳𝘦𝘢𝘵. 𝘐𝘵 𝘪𝘴 𝘤𝘰𝘮𝘪𝘯𝘨 𝘢𝘯𝘥 𝘢𝘱𝘱𝘳𝘰𝘢𝘤𝘩𝘪𝘯𝘨 𝘮𝘶𝘤𝘩, 𝘮𝘶𝘤𝘩 𝘧𝘢𝘴𝘵𝘦𝘳 𝘵𝘩𝘢𝘯 𝘸𝘦 𝘮𝘢𝘺 𝘵𝘩𝘪𝘯𝘬. 𝘞𝘦 𝘢𝘭𝘭 𝘩𝘢𝘷𝘦 𝘢 𝘳𝘰𝘭𝘦 𝘵𝘰 𝘱𝘭𝘢𝘺 𝘪𝘯 𝘵𝘩𝘪𝘴 𝘧𝘪𝘨𝘩𝘵 𝘢𝘯𝘥 𝘸𝘦 𝘤𝘢𝘯 𝘢𝘭𝘭 𝘮𝘢𝘬𝘦 𝘢 𝘥𝘪𝘧𝘧𝘦𝘳𝘦𝘯𝘤𝘦. 𝘌𝘷𝘦𝘳𝘺 𝘢𝘤𝘵𝘪𝘰𝘯 𝘮𝘢𝘵𝘵𝘦𝘳𝘴, 𝘣𝘪𝘨 𝘢𝘯𝘥 𝘴𝘮𝘢𝘭𝘭. »

#ReMusicaforClimate #thesoundofchange #climateaction #climatechange #ReMusicaFestival #21stEdition #earth #water #air #fire

https://www.facebook.com/events/654312139320434

Laisser un commentaire

Votre adresse e-mail ne sera pas publiée.

Ce site utilise Akismet pour réduire les indésirables. En savoir plus sur comment les données de vos commentaires sont utilisées.